“Çuni i mamit!” Ledion Liço poston foton më të ëmbël të të gjitha kohërave të Londonit – AlpeGossip
“Çuni i mamit!” Ledion Liço poston foton më të ëmbël të të gjitha kohërave të Londonit

“Çuni i mamit!” Ledion Liço poston foton më të ëmbël të të gjitha kohërave të Londonit

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit, jo vetëm për shkak të dasmës madhështore që pritet të organizohet gjatë muajve të verës, por edhe për pushimet e tyre luksoze.Pas mbylljes me sukses të spektaklit “The Voice Kids Albani”, Ledioni së bashku me Sarën, Londonin dhe Lorin janë arratisur për disa pushime magjike në ishujt Maldive .

Ndërkohë që pushimet e tyre vazhdojnë, Ledioni ka postuar një foto të ëmbël ku shfaqet Sara së bashku me Londonin të kapur dorë për dore.

“Çuni i mamit” shkruan Ledioni sipër fotos ku Londoni shfaqet duke puthur dorën e Sarës.

Nga fotoja duket qartë se Londoni po rritet nga dita në ditë dhe me këtë puthje me siguri që e ka lumturuar pa masë mami Sarën.