JO VETËM DËBIM NGA ZVICERA/ Ja sa vite dënohet Loredana nëse vërtetohen akuzat (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM DËBIM NGA ZVICERA/ Ja sa vite dënohet Loredana nëse vërtetohen akuzat (FOTO)

JO VETËM DËBIM NGA ZVICERA/ Ja sa vite dënohet Loredana nëse vërtetohen akuzat (FOTO)

Duket se problemet për reperen shqiptare, Loredana, nuk po marrin fund. Siç dihet një javë më parë këngëtarja u morë në pyetje pasi një çift zviceran tha se ajo dhe vëllai i saj Berati i kishin marrë 900.000 franga. Akuza këto që Loredana i hodhi poshtë në një konferencë për median ku tha se lekët janë dhënë me dëshirë të plotë nga ana e Petrës.

Mirëpo, problemet për të vazhduan pasi prej ditësh të tjera lajme kanë dal për këngëtaren e njohur. Madje pak ditë më parë, gruaja zvicerane publikoi edhe faturat ku tregonin se përveç Loredanës nga lekët e saj kishin përfituar edhe nëna e familjar të tjerë të reperës, përfshirë këtu edhe Getinjon.

Lidhur me të gjitha akuzat, media e huaj ‘extratipp.com’ raporton se Loredana rrezikon 5 vjet burgim nëse akuzat vërtetohen dhe thuhet se ajo madje mund të dëbohet nga Zvicra pasi zotëron vetëm nënshtetësinë Kosovare.

Sipas ‘Blick.ch’ Loredana ka vetëm nënshtetësi kosovare. Ajo, kishte kërkuar në Emmen nënshtetësinë zvicerane por kurrë se mori pasi iu refuzua në fund të vitit 2013. Arsyeja është e paqartë.