DIKUR E BËRI PËR 2 LEKË SE I KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë sot Don Phenom për Noizyn (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR E BËRI PËR 2 LEKË SE I KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë sot Don Phenom për Noizyn (FOTO)

DIKUR E BËRI PËR 2 LEKË SE I KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë sot Don Phenom për Noizyn (FOTO)

Prej kohësh në media është komentuar gjatë raporti aspak i mirë mes reperit Noizy dhe Don Phenom. Dyshja shpesh herë nëpërmjet postimeve të ndryshme kanë thumbuar njëri-tjetrin dhe vetëm pak muaj më parë Don Phenom e akuzoi Noizyn për kopjim të këngës.

Pas lançimit të këngës së quajtur “Meksikane”, të gjithë vunë re një ngjashmëri në tekst me këngën “Twerkirate” të Don Phenom. Këtë ngjashmëri e vuri re dhe reperi i cili thumboi keq Noizyn në atë kohë.

“Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni. Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi.”, shkruante ai. Mirëpo, i ftuar së fundmi në ‘NIN’, Don Phenom ka habitur me fjalët që ka thënë për Noizyn.

“Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën. Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marr për mirë jo negativisht. Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve”, ka përfunduar ai.