HARROJENI DUAN DHE RITËN/ Kjo është këngëtarja e re shqiptare që po bën namin në botë (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI DUAN DHE RITËN/ Kjo është këngëtarja e re shqiptare që po bën namin në botë (FOTO)

HARROJENI DUAN DHE RITËN/ Kjo është këngëtarja e re shqiptare që po bën namin në botë (FOTO)

Fama ndërkombëtare e Dua Lipës, Rita Orës apo e këngëtarëve të tjerë shqiptarë të njohur nëpër botë na ka bërë të gjithëve të ndjehemi krenarë. Shqiptarët i kanë treguar të gjithëve se jo vetëm janë njerëz të talentuar por edhe punojnë fort për të arritur majat që të gjithë synojnë.
Mirëpo, duket se tashmë mes yjeve botërorë do të shtohet një tjetër yll shqiptar, këngëtarja e njohur Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Ava Koçi.

E lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria, Ava e ka nisur karrierën e saj në Britani dhe ka lançuar disa këngë të sajat si ““Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”.

Së fundmi këngëtarja është bërë gjithashtu pjesë e albumit të David Guetta-s, i cili kryesoi listat në muajin gusht të këtij viti.