TJETËR DASMË VIP/ Floriana Garo tregon planet që ka për ceremoninë me bashkëshortin (FOTO) – AlpeGossip
TJETËR DASMË VIP/ Floriana Garo tregon planet që ka për ceremoninë me bashkëshortin (FOTO)

TJETËR DASMË VIP/ Floriana Garo tregon planet që ka për ceremoninë me bashkëshortin (FOTO)

Do të dihet të presim edhe ca, por të paktën tashmë gjërat janë të sigurta: Vitin e ardhshëm do të kemi një tjetër dasmë VIP dhe do të jetë ajo e Floriana Garos. Këtë e ka rrëfyer vetë së fundmi moderatorja e njohur, e cila prej thaujse një viti ka braktisur Shqipërinë për të nisur një jetë të re në Zvicër me bashkëshortin dhe vajzën e tyre. E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Garo, e cila po pushon në Jugun e Shqipërisë, rrëfeu njohjen me bashkëshortin Enis Daci dhe planet për dasmën.

“Jemi njohur në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë.”- u shpreh ish-moderatorja e “Jo Vetëm Modë”.

Garo gjithashtu foli dhe për të bijën e quajtur Adia dhe mënyrën sesi ardhja e saj në jetë ka ndryshuar gjithçka.

“Po e shijoj shumë kohën që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë. Nëse dikur bëja gjithçka për veten time, tani s’jam më unë e para, është ajo. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur edhe vargje për të.”-ka rrëfyer Floriana gjatë intervistës.