Mozzik po bëhet baba! E dashura e tij Loredana në pritje të ëmbël – AlpeGossip
Mozzik po bëhet baba! E dashura e tij Loredana në pritje të ëmbël

Mozzik po bëhet baba! E dashura e tij Loredana në pritje të ëmbël

Reperi i njohur Mozzik prej disa kohësh ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe këngët e tij janë kthyer në hite që dëgjohen ngado. 22-vjeçari është mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram, duke qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij.

Ai publikon herë pas here foto ose video me të dashurën, Loredana Zefi, e cila së fundmi ka shtuar dyshimet për një shtatzëni të mundshme. Prej disa javësh ajo nuk ka publikuar foto të trupit të saj dhe në Instastory ka ndarë me fansat foto fëmijësh.

Këto lajme i kanë vërtetuar burime shumë të afërta të çiftit, të cilët kanë treguar për ‘Prive’ se Loredana është në pritje të ëmbël dhe çifti do të bëhen prindër për herë të parë.