Tifozja kuqezi Irid Oxa, me bukurinë dhe sharmin e saj i bëri të gjithë të flisnin gjatë “Euro 2016”, pas përhapjes së fotove nga stadiumi me mikeshën e saj, Rike Roci. Vëmendja te dy mikeshat seksi u rikthye sërish gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, kur prezantuesja Eva Murati bëri një koment, që më pas u kthye në debat mes saj dhe Rike Rocit. Për atë që ajo e konsideron “xhelozi femërore”, lidhjen e bukur të dashurisë me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, njohjen me lojtarët e Francës, që rrëmbyen Kupën e Botës, dhe të tjera sekrete, Irid i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.
Irid Oxa u përfol se do të ishte krah Manushit në sezonin e Botërorit dhe pikërisht për këtë është pyetur nga gazetarja.
U fol se ju do të ishit në krah të Edi Manushit në emisionin e tij në këtë Botëror, pse nuk u realizua? Pse s’u realizua?
Sepse isha më shtatlartë se Manushi. (Bëj shaka), përgjigjet Irid.