“SADNA” THYEN TABUTË/ E para aktore indiane që pozon komplet lakuriq – AlpeGossip
“SADNA” THYEN TABUTË/ E para aktore indiane që pozon komplet lakuriq

“SADNA” THYEN TABUTË/ E para aktore indiane që pozon komplet lakuriq

Sadna nuk është më ajo vajza që shihnit në serialin “Bidai”. Tanimë 29-vjeçarja është kthyer në një nga aktoret indiane më të komentuar në media për shkak të skandaleve. Së fundmi aktorja Sara Khan u sulmua shumë nga fansat për shkak të një reklame pakistaneze.

Më pas bujë të madhe bënë disa foto të saj në vaskë me të motrën për të cilat Sara kërkoi falje publikisht dhe u shpreh se fotot ishin publikuar gabimisht.

Ndërsa sot aktorja ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në Instagram. Sara ka pozuar komplet lakuriq në një sfond me re dhe njofton se së shpejti do publikojë këngën e saj të re që do titullohet “Blackheart”.

Kjo foto ka shkaktuar zemërim të madh tek fansat e aktores të cilët e kanë ofenduar rëndë për shkak të lakuriqësisë