“Gjej një burrë aty rri dhe në Tiranë”/ Gjyshja e Gentës së BB do t’ju bëjë të qeshni me këtë VIDEO – AlpeGossip
“Gjej një burrë aty rri dhe në Tiranë”/ Gjyshja e Gentës së BB do t’ju bëjë të qeshni me këtë VIDEO

“Gjej një burrë aty rri dhe në Tiranë”/ Gjyshja e Gentës së BB do t’ju bëjë të qeshni me këtë VIDEO

Ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, u përfol shumë së fundmi për disa foto e video intime që publikoi nga dhoma e një hoteli. Pas shpërndarjes së imazheve në rrjet, ajo deklaroi se do ta fshinte llogarinë e saj në Instagram, pasi po ndihej keq.

Megjithatë, Genta jo vetëm që nuk e mbylli llogarinë e saj, por publikoi disa minuta më parë një video që do t’ju shkrijë së qeshuri të gjithëve.

Ajo shfaqet me gjyshen e saj, teksa e përkëdhel dhe bën me të batuta. Genta e pyet gjyshen nëse është apo jo mbesa më e bukur, ndërkohë që gjyshja e pohon duke i thënë:

“Hë gjej ndonjë burrë andej dhe rri në Tiranë.” Genta ka filluar të qeshë dhe ja kthen gjyshes se në fakt ajo do të rrijë aty me gjyshen e saj.