Babai nuk e shoqëron në dasmë, aktori shqiptar kërkon të çojë Meghan Markel drejt altarit – AlpeGossip
Babai nuk e shoqëron në dasmë, aktori shqiptar kërkon të çojë Meghan Markel drejt altarit

Babai nuk e shoqëron në dasmë, aktori shqiptar kërkon të çojë Meghan Markel drejt altarit

Pas disa ditësh pritet që të zhvillohet dhe dasma e vitit në Britani, pasi Princi Herry do të martohet me aktoren Meghan Markel. Lidhja e tyre është diskutuar gjatë dhe për javë të tëra është përfolur për akuzat e njëpasnjëshme që familja e aktores ka bërë duke dal kundër kësaj dasme.

Siç është mësuar së fundmi babai i Meghan, Thomas Markel nuk do të jetë prezent në dasmë për shkak të një operacioni që duhet të kryej në zemër.

Megjithatë ditën e sotme aktori me origjinë shqiptare John Sina në një intervistë të dhënë në emisionin ‘The today show’ tha se ishte i gatshëm ta shoqëronte princeshën drejt altarit, meqë anuloi dasmën e tij.

“Mund të ngjitem në avion dhe për disa minuta jam atje. Jam vetëm një telefonat larg”, ka treguar ai me humor.

Ndërkohë edhe pse dasma po afron ende nuk dihet se kush do e shoqërojë princeshën drejt altarit dhe të gjithë Britanikët kanë filluar të vendosin baste.