ME TRE TË SËMURË NË SHTËPI/ Gigi Hadid tregon sfidat e adoleshencës: Çoja vëllain në shkollë e bëja drekën… – AlpeGossip
ME TRE TË SËMURË NË SHTËPI/ Gigi Hadid tregon sfidat e adoleshencës: Çoja vëllain në shkollë e bëja drekën…

ME TRE TË SËMURË NË SHTËPI/ Gigi Hadid tregon sfidat e adoleshencës: Çoja vëllain në shkollë e bëja drekën…

Bella, Anwar dhe Yolanda Hadid kanë folur hapur për betejën e tyre me sëmundjen “Lyme”. Modelja Gigi ishte e vetmja, e cila nuk është e prekur nga kjo sëmundje dhe gjatë adoleshencës së saj duhej të kujdesej për nënën, të motrën dhe vëllain. Por ajo e ka parë këtë situatë gjithmonë në aspektin pozitiv.

“Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh”, shprehet Gigi në intervistën e saj të fundit për “Elle”.

Modelja u pyet edhe për marrëdhënien me të motrën dhe nëse mes tyre ka ndjenja konkurrence.

“Bella dhe unë kemi stile shumë të ndryshme. Një punë që kërkon Bella-n nuk është një punë për të cilën unë jam e duhura, kështu që nuk e marr kurrë personalisht. Në shumë mënyra, ajo më frymëzon. Ne mësojmë nga njëra-tjetra”, shprehet supermodelja.

Por në asnjë moment të intervistës nuk flitet për jetën e saj sentimentale dhe nuk përmendet këngëtari Zayn. Pak kohë më parë çifti u përfol se i dha fund lidhjes, por ende nuk ka ndonjë reagim prej tyre.

*Sqarim: Sëmundja “Lyme” është një virus bakterial që shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë, si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, si dhe probleme me zemrën.