MË NË FUND U KONFIRMUA! Flori Mumajesi dhe Arilena Ara do të sjellin bashkëpunimin që po prisnim padurim – AlpeGossip
MË NË FUND U KONFIRMUA! Flori Mumajesi dhe Arilena Ara do të sjellin bashkëpunimin që po prisnim padurim

MË NË FUND U KONFIRMUA! Flori Mumajesi dhe Arilena Ara do të sjellin bashkëpunimin që po prisnim padurim

Pak ditë më parë u përhap një lajm ku thuhej se Flori dhe Arilena Ara do të sjellin një bashkëpunim të dytë muzikor.

Aludimet nisën pas publikimit të fotove të njëjta të tyre.

E para ishte Arilena që postoi foto bardh e zi në një studio e pas disa ditësh edhe Flori postoi fotografi pothuajse të njëjtë si të këngëtares.

Epo zërat paskan qenë të vërtetë dhe këtë sapo e konfirmoi miku i tyre i përbashkët, Klajdi Haruni.

Ai ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon titullin e këngës “Doja” dhe ka bërë tag dy artistët.

Kënga pritet të publikohet sot në Youtube dhe vjen vetëm pak ditë pas këngës “Thjesht të du” të Flori Mumajesit.