”HIMNI SHQIPTAR VETËM TY TË TAKON”/ Oriola Marashi ”thumbon” publikisht Juliana Pashën (FOTO) – AlpeGossip
”HIMNI SHQIPTAR VETËM TY TË TAKON”/ Oriola Marashi ”thumbon” publikisht Juliana Pashën (FOTO)

”HIMNI SHQIPTAR VETËM TY TË TAKON”/ Oriola Marashi ”thumbon” publikisht Juliana Pashën (FOTO)

Dy ditë më parë, në stadiumin e ri ”Air Albania” u luajt ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Francë. Në eventin e inagurimit ishte e ftuar Juliana Pasha për të kënduar ”Himnin e Flamurit.

I ftuar në ”Procesi Sportiv”, Kastriot Tusha u shpreh se priste të ishte ai i cili do të kishte mundësinë të na përfaqësonte duke kënduar himnin në mbrëmjen e inagurimit. Për më tepër ai u shpreh:

E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme.

Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.

Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë.

Pas kësa deklarate, Oriola Marashi ka postuar një foto që duket se i kushtohet kësaj teme. Ajo ka ndarë me fansat e saj një foto të tenorit dhe ka shkruar: Profesor, himni shqiptar vetëm ty të takon.

Mesa duket modeles nuk i paska pëlqyer dhe aq shumë performanca e këngëtares dhe me shumë siguri ky postim është një ”thumbim” për të! /AlpeGossip.al