SË SHPEJTI PRINDËR/ Si e bëri për vete Sara Hoxha djalin më të pëlqyer të femrave, Ledri Vulën (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI PRINDËR/ Si e bëri për vete Sara Hoxha djalin më të pëlqyer të femrave, Ledri Vulën (FOTO)

SË SHPEJTI PRINDËR/ Si e bëri për vete Sara Hoxha djalin më të pëlqyer të femrave, Ledri Vulën (FOTO)

Ledri Vula, reperi shumë i pëlqyer, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha është shtatzënë dhe çifti po presin me padurim të marrin në krah beben e tyre.

Por si e bëri për vete Sara Ledrin, djalin që më të pëlqyer nga femrat? Ledri është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat, por tashmë duket se ka gjetur stabilitetin në dashuri.

Ledri ka treguar i ftuar në emisionin “Nin” se Sarën e ka njohur në një prej prapaskenave të koncerteve të tij, ku të gjitha shoqet e saj shkuan sepse e pëlqenin reperin. Nga të gjitha vajzat që kishin shkuar për ta takuar ai pëlqeu Sarën, me të cilën nisi më pas dhe një histori dashurie.

Kurioziteti është shumë i madh për Sarën, duke qenë se është dhe partnerja e një prej reperëve më të kërkuar në tregun shqiptar. Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç dhe 1.64 cm e gjatë.

Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se së shpejti do të ketë dasmë, një ceremoni që është menduar të organizohet pas pandemisë.