QESHARAKE/ Ja arsyeja pse kjo çantë po na “heq trurin” (FOTO) – AlpeGossip
QESHARAKE/ Ja arsyeja pse  kjo çantë po na “heq trurin” (FOTO)

QESHARAKE/ Ja arsyeja pse kjo çantë po na “heq trurin” (FOTO)

Në serinë e sotme të “gjithçka është e mundur,” protagoniste është kjo çantë. U krijua nga motrat italiane Giulia dhe Camilla Venturini për brandin e tyre Medea. Nëse ju duket thjesht si një çantë kartoni, nga ato që ju japin kur blini ndonjë produkt fytyre më të shtrenjtë se 500 lekë, keni të drejtë. Por edhe s’keni.

Çanta është lëkurë dhe çmimet variojnë në bazë të modelit, po sidoqoftë vërtiten rreth $417 – $788. Më e lira është kaq e vogël;
Dhe më e shtrenjta është kaq e madhe;

Po flasim për këtë çantë së pari sepse është gjeniale. Kujt ia merrte mendja se çantat e pazarit mund të ishin vogue.

Dhe së dyti, sepse është absolutisht qesharake. Po flasim për një çantë pazari dreqi e marrtë!