FESTIVALI JAPONEZ/ Në rrugët e Osaka "shëtisin" personazhe real dhe imagjinar (VIDEO) - AlpeGossip
FESTIVALI JAPONEZ/ Në rrugët e Osaka “shëtisin” personazhe real dhe imagjinar (VIDEO)

FESTIVALI JAPONEZ/ Në rrugët e Osaka “shëtisin” personazhe real dhe imagjinar (VIDEO)

Si çdo 13 mars, një lagje e qytetit Osaka në Japoni, është transformuar në arenën e “Osaka Cosplay Street Festival”. Cosplay është një term japonez që përfshin fjalët angleze “kostum” dhe “lojë” , një lloj veshje e krijuar për të personifikuar një karakter të caktuar. Ky term nisi të përdorej në Japoni në vitet 70, kohë kur grupe të rinjsh maskoheshin për të dale pastaj në rruge duke imituar idhujt e tyre. Rruga Den Den Town është e njohur si vendi ku tregëtohen software, filma, libria, video game, kostume e shumë të tjera, prandaj nuk është çudi pse në vitin 2005 u zgjodh si vendi i duhur për të zhvilluar festivalin.

Festivali i Osaka-s është një mundësi e shkëlqyer që gjithkush mund të realizojë ëndrrën për të interpretuar apo ngjasur me personazhin e tij të preferuar, imagjinar apo dhe real, prej filmave, librave, komedive, serialeve televizive, videogame, reklamave etj Aktualisht “Fenomeni Cosplay” është përhapur në mjaftë qytete të Japonisë dhe jo vetëm.

Ky festival i madh dhe i mrekullueshëm po rritet në popullaritet çdo vit, duke treguar afinitet për nënkulturën, e cila po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Çdo pjesëmarrësi në festival i akordohet një shumë prej 20 dollarësh për të lehtësuar sado pak shpenzimet e bëra për eventin.

Cosplayers i përkasin të gjitha grupmoshave dhe të dy gjinitë, mjafton të improvizojë, të ketë fantazi, kurajo dhe autoironi. Ekzistojnë gjithashtu cosplayers-at profesionistë, të cilët e kalojnë kohën e tyre duke udhëtuar, duke marrë pjesë në gara të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të fituar çmime dhe pse jo edhe për tu bërë të pasur.

Rritja e shpejtë e numrit të njerëzve që praktikojnë cosplay si një hobi, që nga viti 1990 e ka bërë këtë fenomen një aspekt të rëndësishëm të kulturës popullore në Japoni dhe disa pjesë të tjera të Azisë dhe botës perëndimore.