LOJA ONLINE QË PO DIVORCON ÇIFTET/ Ka shkaktuar 200 ndarje vetëm këtë vit – AlpeGossip
LOJA ONLINE QË PO DIVORCON ÇIFTET/ Ka shkaktuar 200 ndarje vetëm këtë vit

LOJA ONLINE QË PO DIVORCON ÇIFTET/ Ka shkaktuar 200 ndarje vetëm këtë vit

Zakonisht në formularët që plotësohen në rastet e divorceve, arsyet që qarkoheshin më shumë kanë qenë problemet me drogën e alkoolin të njërit prej bashkëshortëve, tradhëtia ose dhuna. Kohët e fundit, sidomos në vitin 2018, një lojë online i është shtuar listës së arsyeve.

Fortnite është duke u luajtur masivisht nga “gamers”, të cilët duke u fiksuar pas misioneve të saj kanë harruar ti kushtojnë vëmendjen e duhur bashkëshorteve të tyre. Arsyeja pse loja është kaq popullore dhe kaq e luajtur është për shkak të aksesueshmërisë që ofron në kompjutera, telefona apo paisjet elektronike të tjera dhe gjithashtu të jep mundësinë të ndeshesh me sa lojtarë të duash në çdo moment të ditës.

Kështu, ideja që këto lloj lojrash krijojnë varësi te fëmijët apo adoleshentët hidhet poshte dhe fakti që është shkaktar i 5% i divorceve vetëm në Angli, na jep një ide më të qartë të problemit që të rriturit kanë me të. “Zhvillimi i tekonologjisë ka bërë të mundur që varësia nga kumari, alkooli dhe droga të mos jenë më shkaktarët kryesorë të divorcit”- thotë një ekspert nga Divorce Online- “Tani janë poronografia online, bixhozi online, social media, dhe lojëra si kjo”.

Deri tani debatet janë zhvilluar për kohën që prindërit duhet ti lejojnë fëmijëve të tyre të luajnë Fortnite por mesa duket prindërit duhet të kontrollojnë njëherë varësinë e tyre. Imagjinoni çfarë zënke mund të krijohet në çift kur gruaja i kërkon burrit të nxjerrë mbeturinat jashtë ndërkohë që ky i fundit ka një mision të rëndëishëm në lojë e nuk mund ta bëjë pause.