GRIMI GJATË MUAJVE TË FTOHTË/ Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë - AlpeGossip
GRIMI GJATË MUAJVE TË FTOHTË/ Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë

GRIMI GJATË MUAJVE TË FTOHTË/ Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë

Me ardhjen e motit të ftohtë, nuk duhet të ndërrojmë vetëm veshjet; rutina juaj e make up-it dhe e kujdesit për lëkurën kërkon gjithashtu një rifreskim. Më poshtë do të gjeni të gjitha këshillat që duhet të ndiqni për këtë sezon. Një nga mënyrat më të thjeshta për të marrë pamjen dimërore është ngjyra e buzëkuqit.

Gjatë dimrit, kthehuni te nuancat e kumbullës, qofshin ato mat apo plot shkëlqim. Ngjyrimet e tyre duken mahnitëse në lëkurë të zbehtë. Artisti dhe konsulenti i bukurisë, Tom Pecheux, e përshkruan këtë ngjyrë si “të sofistikuar, por edhe përkëdhelëse”, falë elementeve të saj të errëta, por të ngrohta.

Sugjerojmë Buzëkuqet Gosh velvet që përveç ngjyrës, u dhurojnë hidratim dhe mbrojtje buzëve tuaja.

Çfarë të mos bëni

Mos përdorni koral ose buzëkuq të ndezur veror.
Ne të gjithë e duam buzëkuqin e kuq, të kuq si përbërjen e dimrit, jo vetëm për shkak se është ngjyrë festive, por edhe për shkak se e kuqja përputhet në mënyrë të përkryer me ngjyrën e zezë, gri dhe kafe në veshjet e dimrit. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të mbeteni te ngjyra e kuqe klasike ose e errët, pa asnjë tonalitet të ndezur veror.

ÇFARË TË BËNI

Aplikoni pudër faqesh në nuanca të ngrohta
Është e natyrshme që gjatë stinës së ftohtë të ktheheni në shtëpi me faqe të ndezura, ndaj këshillojmë të shtoni pak rozë në tonet e mesme të lëkurës. Kjo do ta bëjë pamjen tuaj më të ngrohtë.

Sugjerojmë GOSH StrobeE n’Glow kit 01

ÇFARË TË MOS BËNI

Mos vazhdoni të përdorni bronzer. Meqë me ikjen e verës ngjyra e lëkurës zbehet, është më mirë të përqafoni një pamje sa më afër natyrales dhe të gjeni mënyra për ta plotësuar atë, në vend që të përpiqeni të pikturoheni në një shkëlqim të rremë veror.

ÇFARË TË BËNI

Përdorni gjithmonë laps Kohl

Të përshtatshme për çdo stinë… kjo është gjithçka që mund të themi për lapsat e syve Kohl. Ju nuk do të gaboni nëse zgjidhni cilëndo nga ngjyrat e lapsave Kohl, por ne do të sugjeronim Esspreso, White dhe Nude – Eksperimento me vijëzimet e syve këtë dimër dhe çdo sezon tjetër.

ÇFARË TË BËNI

Vendosni tone sysh në ngjyrë bronzi
Ari dhe hijet e syve të bakrit janë zgjedhja e duhur këtë vjeshtë dhe dimër. Këto ngjyra janë të përshtatshme për ditën dhe natën, mjafton t’i shtoni pak shkëlqim apo xixë këtyre toneve. Janë të përshtatshme për çdo vend dhe mbi të gjitha tepër festive. Sugjerojmë Paleten Gosh 9 shades to party in London.

ÇFARË TË BËNI

Fokusohuni te kremi pudër i lëngshëm dhe baza të jetë sa më HIDRATUESE
Me ashpërsimin e motit, shqetësimi juaj numër një duhet të jetë të keni gjithmonë një lëkurë të hidratuar. Në rutinën e zakonshme, është më mirë të aplikoni fillimisht primerin hidratues dhe kremin pudër të lëngshëm e me mbrojtje nga dielli (po, ju keni nevojë për SPF edhe në dimër). Askush nuk do të ketë fytyrë të thatë, që do të rezultojë në plasaritje dhe pamje jo të këndshme. Sugjerojmë kremin pudër Drops nga Gosh dhe Primer Plus Hydration nga e njëjta linjë.

ÇFARË TË MOS BËNI

Mos u fiksoni me të njëjtin krem pudër
Të mbash të njëjtin tonalitet kremi pudër në stinë të ndryshme është një gabim i zakonshëm, por ndërsa lëkura juaj merr disa hije të lehta, ju nuk duhet të vazhdoni të aplikoni ngjyrën që është shumë e errët për ju. Vetëm në rastin kur jeni vërtet të fiksuar apo kur lëkura juaj është alergjike dhe vështirë se përshtatet me krem pudër tjetër, ju sugjerojmë Mix&Fix nga Gosh për ta rregulluar tonalitetin e lëkurës, pa ndryshuar absolutisht formulën e saj.