FESTË ALLA KARDASHIAN/ Nga torta e çuditshme te fustani seksi, ditëlindja e Beatrix ishte çmenduri – AlpeGossip
FESTË ALLA KARDASHIAN/ Nga torta e çuditshme te fustani seksi, ditëlindja e Beatrix ishte çmenduri

FESTË ALLA KARDASHIAN/ Nga torta e çuditshme te fustani seksi, ditëlindja e Beatrix ishte çmenduri

Beatrix Ramosaj ka festuar ditëlindjen mbrëmë në mesnatë me miq, të afërm e familjarë.

Trix-a priti 25-vjetorin në një festë të madhe të organizuar në një club në Tiranë, dhe nga postimet që pamë në Instagram, na u duk sikur po shihnim një festë alla Kardashian.

Gjithçka rozë ishte në ditëlindjen e këngëtares, me tematikë Barbie. Vendi ku Beatrix bënte foto me mikeshat e saj na ngjau disi me atë të Kylie Jenner, kur prezantoi koleksionin e ri të kujdesit për fytyrën.

Beatrix dukej si një kukull Barbie në kuti në fotot e ditëlindjes!

Akoma më e çuditshme ishte torta e ditëlindjes. Beatrix u përlot kur u ndezën qirinjtë ndërsa ne i kishim sytë të kukullat nudo mbi tortën me çokollatë dhe pozicioni i tyre i habitshëm.Mbi të gjitha këngëtarja ishte bërë shumë seksi me një fustan tutu në ngjyrë rozë, që e tregonte si një kukull Barbie.

Një fustan të ngjashëm ia pamë Kendall Jenner pak ditë më parë në festëne amfAR në Kanë.

Nuk munguan urimet pafund për këngëtaren me rastin e 25-vjetorit!

I urojmë edhe ne Beatrix-ës të ketë shumë vite të lumtura pranë njerëzve që do!