Shkoi vetë apo e ftuan? Nevina Shtylla sqaron sesi u bë pjesë e “Procesit Sportiv”(FOTO) – AlpeGossip
Shkoi vetë apo e ftuan? Nevina Shtylla sqaron sesi u bë pjesë e “Procesit Sportiv”(FOTO)

Shkoi vetë apo e ftuan? Nevina Shtylla sqaron sesi u bë pjesë e “Procesit Sportiv”(FOTO)

Moderatorja Nevina Shtylla ishte një ndër emrat më të lakuar në media në javën e para të muajit shtator, pasi u mendua se ajo mbeti pa emision. Me kalimin e Orinda Hutës në emisionin “Jo vetëm Modë”, Nevina nuk u shpreh aspak për projektet e reja duke qëndruar në heshtje.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe një foto në krah të Edi Manushit zbuloi se Nevina ishte bërë pjesë e stafit të emisionit “Procesi Sportiv” në këtë sezon televiziv.

Moderatorja ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku sqaroi sesi u katapultua në ekranin e “Top Channel”. Nevina u shpreh se u bë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” me ftesë të “Top Channel”, duke theksuar se nuk kishte synuar asnjëherë një format sportiv.

“Kërkesë e imja nuk ka qenë dhe ndoshta kjo është e vetmja pikë që mund edhe të jenë kapur pak mediat apo edhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale, në lidhje me kalimin tim nga ai format që mund të kem qenë pak më tepër shoëbiz, pak më lifestyle dhe tashmë në sport. Unë nuk e kisha menduar kurrë që mund të bëhesha pjesë e një formati sportiv dhe, me thënë të drejtën, as e kisha synuar, por ishte një ofertë që më erdhi nga Top Channel” – tha Nevina Shtylla.