Pavarësisht se organizimi i dasmave kërkon impenjim të madh, duket se Marçela Lati ka gjetur mundësinë të shkëputet për pak nga puna dhe për të shijuar disa ditë pushimi së bashku me fëmijët.
Nga fotografitë e publikuara në ‘Instagram’ Marçela duket shumë e kënaqur dhe e lumtur që fëmijët kanë pasur mundësinë të provojnë dhe eksperienca të veçanta. Joni dhe Kaltra së bashku me disa zhytës profesionistë janë zhytur në thellësitë e detit e Jonit për të eksploruar botën nën ujore.
Me siguri këto ditë do t’i shërbejnë Marçelës për të nisur sërish punën me energji të reja dhe ide akoma dhe më kreative.