KUSH DO BËHET LIDER SHTËPIE NË BB VIP? Banorët tregojnë kush u ka kërkuar votën – AlpeGossip
KUSH DO BËHET LIDER SHTËPIE NË BB VIP? Banorët tregojnë kush u ka kërkuar votën

KUSH DO BËHET LIDER SHTËPIE NË BB VIP? Banorët tregojnë kush u ka kërkuar votën

Prej disa javësh lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP” është Kiesi Medini, e cila përveç se ka ndarë punët për banorët, ka pasur gjithashtu edhe avantazhe në lojë.

Tani banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po mendojnë për emrin e ri të liderit. Kësaj radhe duket se ata do të votojnë për Jori Dellin.

Gjatë një bisede mbrëmë Nita, Fotini dhe Qetsori u shprehën se Jori u ka kërkuar votën për lider dhe asnjë tjetër.

Pjesë nga biseda:

Nita: Meqë është një kuriozitet shumë i madh në shtëpi se kush do lajë enët

Qetsori: Nesër në mëngjes shkoj i laj unë kur të çohem

Fotini: Pse nuk janë larë? Duhet të ndajmë liderin tani? Po ça lidhje ka lideri me enët

Qetsori: Nesër votohet lideri? Mua Jori më kërkoi votën

Fotini: Jorin do votoj edhe unë. Nuk më ka thënë njeri që do të bëhet, Jori më tha se do të bëhet dhe ok.

Qetsori: Edhe mua erdhi më tha vetë

Fotini: Nuk më ka thënë njeri tjetër

Nita: Jori, Jori.