“PO VDES TË DAL KOKË MË KOKË ME KIARËN”/ Olta: Dita që me Luiz Ejllin… – AlpeGossip
“PO VDES TË DAL KOKË MË KOKË ME KIARËN”/ Olta: Dita që me Luiz Ejllin…

“PO VDES TË DAL KOKË MË KOKË ME KIARËN”/ Olta: Dita që me Luiz Ejllin…

Kiara Tito, Olta Gixhari, Krist Aliaj dhe Qetsor Ferrunaj janë banorët në nominim për këtë javë. Kujtojmë se ishte Nita Latifi, ajo që gjatë spektaklit të së shtunës hapi Kutinë e Pandorës dhe vendosi që të thoshte emrat e 4 banorëve të lartpërmendur.

Katër të nominuarit janë të ndarë në çifte Olta-Kiara dhe Kristi-Qetsor. Do jetë publiku ai që do vendosë së kë çift do të përballë kokë më kokë për të dalë nga shtëpia.

Në lidhje me këtë aktorja e njohur është shprehur se dëshiron që çifti Olta-Kiara të hyjë në televotim.

“Unë vdes të dal kokë më kokë me Kiarën”, kështu i ka thënë Olta Nitës ditën e djeshme teksa ajo i tha se nuk i kishte parë asnjëherë kaq afër atë dhe Luizi Ejllin.

Gjithashtu Nita i tha aktores se ‘u paska realizuar dëshirën’ për të qenë në nominim bashkë me Kiarën.

Ndërkohë Olta ia kthen: “Dita që do bashkëpunoj me Luiz Ejllin nuk ka për të ardhur kurrë”.

Me sa duket Olta ka qëllim që të godasë Luiz Ejllin te pika e rij e dobët, Kiarën. Të gjithë këtë po e bën pasi këngëtari i njohur nxori në nominim dy herë radhazi Armaldo Kllogjerin, duke ia arritur qëllimit që ta nxjerrë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Duke qenë se Maestro ka qenë mjaft i afërt me Oltën, kjo e fundit do të marrë ‘hak’ ndaj Luizit duke i larguar Kiarën nga shtëpia e BB VIP.