FITUAN NJË ÇMIM/ Mozzik dhe Loredana festojnë bashkë suksesin - AlpeGossip
FITUAN NJË ÇMIM/ Mozzik dhe Loredana festojnë bashkë suksesin

FITUAN NJË ÇMIM/ Mozzik dhe Loredana festojnë bashkë suksesin

Mozzik dhe Loredana që prej kohësh tanimë, janë kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave. Ndarja e tyre u shoqërua nga një bujë e madhe e megjithatë dyshja ka treguar se gjërat kanë rrjedhur në mënyrë paqësore. Ishte vetë Loredana ajo e cila u shpreh se ato e kanë trajtuar njëri-tjetrin gjithmonë me respekt e kështu do të vazhdojnë për shkak të Hanës.

Po ashtu dhe Mozzik me deklaratat e tij, ka lënë të kuptohet se reperja do ketë gjithmonë një vend shumë të rëndësishëm te ai. Reperi ka treguar se Loredana për të është e pazëvendësueshme dhe se me të do bashkëpunonte gjithmonë. Kur flasim për bashkëpunimet, dyshja kanë fituar një çmim falë suksesit që kanë arritur me këngët e tyre së bashku.

Loredana ka publikuar foto të çmimit në Instastory, në të cilin shihet dhe fotoja e Mozzikut, e kështu iu ka provuar të gjithëve së ndihet krenare për suksesin e arritur krah ish-partnerit. Kjo është një shenjë tjetër që demostron se gjërat mes tyre janë shumë paqësore, se respekti, krenaria e gjithçka tjetër vazhdon të mbetet po aty.