NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË RRADHËS/ Poni zbulon disa momente nga skenat e xhirimeve – AlpeGossip
NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË RRADHËS/ Poni zbulon disa momente nga skenat e xhirimeve

NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË RRADHËS/ Poni zbulon disa momente nga skenat e xhirimeve

Pak javë më parë, Poni zbuloi se po kujdesej të rikthehej për të gjithë fansat e saj me një album të ri muzikor, duke qenë se ata kishin kërkuar herë pas here muzikë të re nga këngëtarja. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një video gjatë përgatitjes së këngëve të reja që do të sjellë.

“Jam shumë e lumtur që dhe tek ky album do të kem suport dhe në krahë bashkëpunëtorët më të mirë. Shihemi së shpejti, nga prapaskenat”, ka shkruar ajo bashkëngjitur videos, ku nuk kanë munguar komentet e të gjithë ndjekësve të këngëtares.

Kujtojmë se dje Poni zbuloi dhe një nga bashkëpunimet e fundit që është duke përgatitur për fansat e saj. Shumë shpejt ajo do të sjellë një këngë me reperin nga Kosova, Skivi./revistawho.com