“NË DASHURI NUK DO TË KENI…”/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë thuhet për secilën shenjë – AlpeGossip
“NË DASHURI NUK DO TË KENI…”/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë thuhet për secilën shenjë

“NË DASHURI NUK DO TË KENI…”/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë thuhet për secilën shenjë

DASHI
Në kohë të lirë, këtë fundjavë, do të keni avantazh, nga një situatë
favorizuese për ju. Në dashuri, nuk do të keni impenjime të shumta, do
ta kaloni kohën me miqtë tuaj më të dashur.

DEMI
Sot, do të jeni vetvetja, do të shprehni për çdo gjë atë që mendoni.
Në ambientin afektiv, do të silleni pak në mënyrë agresive me
partnerin tuaj.

 

BINJAKET
Në ambientin e punës, do t’ju vijë një mundësi mjaftë e mirë, e
papërsëritshme, kështu që duhet të dini si ta menaxhoni. Në dashuri,
do ti kërkosh ndihmë partnerit për të vënë në praktikë një ide tuajën.

GAFORRJA
Në aspektin afektiv, mezi keni pritur këtë fundjavë, për të kaluar
orët e gjata pranë miqve tuaj. Në punë, një kolegu juaj do të marrë
kontrollin mbi gjithçka, mbase dhe mbi ju.

LUANI
Në këto ditë, e shikoni të ardhmen me pozitivitet, dhe do ta ndjeni
veten sikur fluturoni nga optimizmi që ju karakterizon. Në jetën
private, do të keni disa të papritura me një shoqëri jo të mirë. Në
dashuri, nuk duhet të kërkoni shumë nga partneri juaj!

VIRGJERESHA
Kjo fazë rezulton të jetë pozitive, duke jetuar momente të mbushura
plotë energji. Në dashuri, nëse jeni duke kërkuar akoma për një
partner, duroni këtë fundjavë, se do t’ju vijë një mundësi shumë e
mirë njohje!

PESHORJA
Sot, kujdesuni për trupin tuaj, duke rikuperuar energjitë, dhe duke
qenë nën shoqërinë e personave që pëlqeni. Në dashuri, nuk është e
nevojshme të diskutoni duke kritikuar herë pas herë partnerin tuaj!

AKREPI
Gjithçka ecën sipas dëshirës suaj, kjo porsa i përket anën
profesionale. Në dashuri, ju këshillohet ta ktheni këtë fazë, në një
mbrëmje intime plotë pasion me personin që doni!

SHIGJETARI

Në punë, do t’ju vijë një mundësi e re, që do t’ju bëjë mjaftë
entuziast dhe kjo duhet shfrytëzuar më së miri. Në dashuri, do të
gjeni harmoninë e munguar me partnerin tuaj.
BRICJAPI
Sot, do të keni disa komplikacione të vogla, por me ndihmën e një
mikut tuaj gjithçka do të thjeshtësohet. Në dashuri, duhet ti tregoni
gjithçka që mendoni peronit që doni, madje dhe se sa e dashuroni!

UJORI
Në këtë fundjavë do të arrini rezultate të mira, falë intuitës suaj.
Në dashuri, do ta gjeni veten tuaj tek partneri dhe gjithçka do të
jetë më e lehtë.

PESHQIT
Në jetën private, jeni i gatshëm për çdo ndryshim që do t’ju duhet të
bëni. Në dashuri, yjet ju këshillojnë të evitoni përkujdesin e tepërt
që keni te partneri juaj!