6 MUAJ PAS SHERRIT ME ALBI NAKON/ Graciano merr vendimin e rëndësishëm – AlpeGossip
6 MUAJ PAS SHERRIT ME ALBI NAKON/ Graciano merr vendimin e rëndësishëm

6 MUAJ PAS SHERRIT ME ALBI NAKON/ Graciano merr vendimin e rëndësishëm

Në dhjetor të vitit të kaluar Graciano Tagani deklaroi publikisht se nuk ishte më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos. Asokohe u tha se Albi dhe Graciano kishin bërë sherr pasi balerini ishte shfaqur në një televizion tjetër pa lejen e koreografit.

I ftuar në “Thumb”, Graciano u shpreh se është pushuar nga puna me një mesazh dhe se ai nuk e priste këtë nga Albi.

“Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano.

Mirëpo Albi dhe Graciano siç duket e kanë hedhur pas krahëve sherrin. Kjo kuptohet nga video e fundit e Gracianos i cili shfaqet duke kërcyer në palestrën e Albi Nakos e duke njoftuar kështu rikthimin.