FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush Aurela Hoxha; ja dhuratat luksoze që ka marrë (VIDEO) – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush Aurela Hoxha; ja dhuratat luksoze që ka marrë (VIDEO)

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush Aurela Hoxha; ja dhuratat luksoze që ka marrë (VIDEO)

Modelja e njohur për publikun shqiptar, Aurela Hoxha, është vajza e ditëlindjes dhe këtë ditë speciale e ka pritur me surpriza që në mesnatë.

 

Me siguri s’keni për ta besuar moshën e saj kur t’jua tregojmë, pasi duket ende si në të 20-tat e saj. Megjithatë, po ju themi që bukuroshja mbush 36 vjeç!

Ajo vazhdon të ruajë të njëjtën freski dhe linja seksi, ndaj jemi të bindur se s’do ta kishit gjetur kurrë moshën e vërtetë!

Në InstaStory, Aurela ka treguar se është llastuar me dhurata romantike për ditën e saj të lindjes. Trëndafilat që Aurela ka marrë, kanë qenë të pafundëm!

Aurela Hoxha prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë. Modelja ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.

Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për këtë pjesë, ndërsa për herë të parë foli në “Shiko Kush Luan” për partnerin e saj.

Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte:

“Zgjohu beb, se m’ka marrë malli”.

Modelja rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi:

“Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Gjithashtu, Aurela s’la pa përmendur faktin që partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj.

Në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë 6 vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. Mirëpo, nuk e dimë pse u pendua dhe ky postim u fshi më pas.