I ZBULUAN TË DASHURIN/ Trejsi Sejdini reagon ashpër: Lërini njerëzit të jetojnë… – AlpeGossip
I ZBULUAN TË DASHURIN/ Trejsi Sejdini reagon ashpër: Lërini njerëzit të jetojnë…

I ZBULUAN TË DASHURIN/ Trejsi Sejdini reagon ashpër: Lërini njerëzit të jetojnë…

Trejsi Sejdini vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale ku së fundmi në vëmendje ka qenë jeta e saj personale. Një lajm i rremë është përhapur mbi Trejsin duke e bërë të lidhur me një djalë të cilit i kanë publikuar edhe foton.

Trejsi ka reaguar me një postim në Instastory ku shprehet se këto janë shpifje dhe lajme që bëhen vetëm për klikime.

“Më le për të dëshiruar fakti që mediat sociale nuk janë në përdorim për avantazhe, por vetëm për disavantazhe. Stop gazetarë dhe faqe që keni nevojë për klikime, stop shpifjeve dhe ju lutem lejojini njerëzit të jetojnë jetën e tyre”, shkruan Trejsi.

Kujtojmë që Trejsi aktualisht ndodhet në Bangkok ku do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”.