“VODHI PARATË DHE BLEU SHTËPI”/ Rita Ora viktimë e një mashtrimi prej 3.4 milionë paund – AlpeGossip
“VODHI PARATË DHE BLEU SHTËPI”/ Rita Ora viktimë e një mashtrimi prej 3.4 milionë paund

“VODHI PARATË DHE BLEU SHTËPI”/ Rita Ora viktimë e një mashtrimi prej 3.4 milionë paund

Një kontabilist ka pranuar mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë yllin e popit Rita Ora.

Bëhet fjalë për një mashtrim prej 3.4 milionë paund.

Andrew Munday targetoi ish-gjyqtarin e X Factor dhe personazhe të tjerë të famshëm, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.

Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.

Avokati i ylli të popit,  Graham Shear,  tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.

Shear e konsideroi si  “mjaft të turpshme” veprimet e Munday.

Një tjetër viktimë e mashtrimit është  kompozitori i VV Brown.

Gjyqtari Rupert Mayo  ktheu Munday në paraburgim dhe vendimi do merret pasi të kryhen hetimet e plota.