E VËRTETË? Don Xhoni zbulon ARSYEN e armiqësisë me Noizy-n, por pendohet dhe fshin postimin – AlpeGossip
E VËRTETË? Don Xhoni zbulon ARSYEN e armiqësisë me Noizy-n, por pendohet dhe fshin postimin

E VËRTETË? Don Xhoni zbulon ARSYEN e armiqësisë me Noizy-n, por pendohet dhe fshin postimin

Mbrëmjen e djeshme Noizy dhe Don Xhoni patën një përplasje virtuale, pasi ky i fundit mungoi në koncertin që do të mbante në Ulqin. Në të njëjtin qytet performoi dhe Noizy, por Don Xhoni e anuloi koncertin e tij duke u shprehur se i kishte ndodhur diçka e rëndë në familje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkroi ai.

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ndali “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!

Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, shkroi Noizy.

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t.

“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs😂 nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful. i kena ndrru venet u ëas a role model #facts💯 noë u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen fames, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- shkroi Don Xhoni, ku paralajmëroi dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!

Më vonë Don Xhoni ka bërë dhe një postim tjetër, të cilin e ka fshirë shumë shpejt. Megjithatë “Afterparty” e ka siguruar dhe në të reperi shprehet se Noizy është mërzitur, sepse i ka bërë follow në Instagram dhe Don Xhoni nuk ja kthyer.

Më bëj follow sërish, do ta kthej dhe unë. Të premtoj , se kom pa herën e fundit”, ka shkruar Don Xhoni.

Të jetë vërtetë kjo arsyeja e armiqësisë mes reperëve?