“SUNNY HILL FESTIVAL”/ Dua Lipa ka një mesazh: Ndihem krenare që qyteti im… (FOTOT) – AlpeGossip
“SUNNY HILL FESTIVAL”/ Dua Lipa ka një mesazh: Ndihem krenare që qyteti im… (FOTOT)

“SUNNY HILL FESTIVAL”/ Dua Lipa ka një mesazh: Ndihem krenare që qyteti im… (FOTOT)

Pas bujës që bëri, tashmë të gjithë e njohim Sunny Hill Festival, koncertin madhështor të organizuar prej këngëtares së njohur Shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babait të saj Dukagjin Lipa.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky festival u zhvillua dhe këtë vit në sezonin e verës në datat 2/3 dhe 4 gusht 2019. Festivali u mbajt në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ku shumë këngëtarë vendas dhe të huaj performuan për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ditën e nisjes së festivalit, Dua Lipa postoi në llogarinë e saj ne Twitter një foto ku shfaqej me kryetarin e bashkisë së Prishtinës, Z.Shpend Ahmeti dhe babin e saj . Me anë të kësaj fotoje ajo përcolli mesazhin se ndihej tepër krenare që mund të bënte të tilla gjëra për vendin e saj. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë përkrahësit e këtij projekti për mbështetjen dhe besimin që treguan.

“Krenare që sëbashku me familjen time kam mundësi të bëj gjëra të tilla për vendin tim! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin në @FestivalSunny dhe #sunnyhillfoundation që na lejon të bëjmë të tilla gjëra këtu. Këtu jam unë me babin tim @dukagjinlipa dhe Kryebashkiakun e Prishtinës @ShpendA”

Siç thamë dhe më lart, në këtë festival marrin pjesë artist vendas dhe artist me famë ndërkombtare nga të cilët këtë vit mund të përmendim : Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Elvana Gjata etj.

Të gjithë të pranishmit krijuan një atmosferë të paharrueshme dhe na mbetet vetëm të themi se shpresojmë të ndeshemi përsëri me organizime të tilla në vendin tonë. /AlpeNews.al