PRANË VAJZËS NË ÇDO MOMENT/ Rudina Dembacaj publikon videon që do t’ju kënaqë – AlpeGossip
PRANË VAJZËS NË ÇDO MOMENT/ Rudina Dembacaj publikon videon që do t’ju kënaqë

PRANË VAJZËS NË ÇDO MOMENT/ Rudina Dembacaj publikon videon që do t’ju kënaqë

Rudina Dembacaj ja ka dedikuar pjesën më të madhe të ditës së sotme, vajzës së saj, Viktoria. E vogla ka pasur një festë ku bashkë me bashkëmoshatarët e saj ka recituar dhe kënduar. Sigurisht një moment kaq të ëmbël dhe të rëndësishëm për të, e ëma nuk mund ta linte pa e regjistruar dhe sekuencat e saj i ka publikuar në ‘Instagram’. Viktoria mban mikrofonin dhe reciton bukur dhe plot emocion para të pranishmëve, por krenarinë më të madhe me siguri e ka ndjerë Rudina, e cila gëzon duke parë vajzën e saj të rritet.

 

Moderatorja e njohur ka folur shpesh për raportin me të voglën duke theksuar se janë shumë të afërta dhe se mundohet të kalojë sa më shumë kohë me Viktorian pavarësisht angazhimeve.