Pas zhvendosjes së Turjan Hyskos në “Klan”, mësohet se ç’do të ndodhë me “Apartamentin 2XL” – AlpeGossip
Pas zhvendosjes së Turjan Hyskos në “Klan”, mësohet se ç’do të ndodhë me “Apartamentin 2XL”

Pas zhvendosjes së Turjan Hyskos në “Klan”, mësohet se ç’do të ndodhë me “Apartamentin 2XL”

Lajmi se Turjan Hysko do të zhvendosej në televizionin “Klan Plus” në postin e drejtorit ekzekutiv, u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat. Por edhe përse Turi e mohoi kategorikisht, ai u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë e Aleksandër Frangaj, një ditë më pas. Në sezonin e ri në muajin shtator, ai pritet të nis një emision game-show në ekranin e televizionit “Klan Plus”.

Sakaq, u aludua edhe se Turi nuk do shkojë i vetëm në televizionin “Klan” por do të marrë me vete edhe trupën e aktorëve të “Apartamentit 2XL”. Lajm ky që sërish u hodh poshtë jo vetëm nga Turi, por edhe nga trupa e aktorëve.

Mirëpo burime për “Anabel.al” shprehen se përfundimisht trupa e aktorëve të spektaklit të humorit “Apartamenti 2xl” do të zhvendoset në televizionin “Klan”, madje kanë realizuar edhe mbledhjen e parë të stafit.

 

 

Një gjë të tillë duket se na e konfirmon edhe aktori Julian Deda përmes foto-mesazhit të publikuar në “Instagram”. “Bisedimet…drejt fundit” – shkruan aktori, teksa shfaqet në foto në krah të Turjan Hyskos.