HISTORI DHIMBJE DHE SUKSESI/ Nga “flija përtokë”, deri tek “mblidhja në kosh”! VIP-at shqiptarë që… (FOTO) – AlpeGossip
HISTORI DHIMBJE DHE SUKSESI/ Nga “flija përtokë”, deri tek “mblidhja në kosh”! VIP-at shqiptarë që… (FOTO)

HISTORI DHIMBJE DHE SUKSESI/ Nga “flija përtokë”, deri tek “mblidhja në kosh”! VIP-at shqiptarë që… (FOTO)

Sot janë artistë ose këngëtarë të famshëm dhe duhen nga të gjithë. Por e keni menduar ndonjëherë kush kanë qenë ata para suksesit?

Jo të gjithë kanë pasur guxim të tregojnë sa e vështirë ka qenë jeta e tyre para famës. Nga netët e kaluara në magazina, shitja e gazetave, mbledhja nëpër kosha të plehërave e deri tek pastruese, AlpeNews.al ju sjell në kujtesë historitë e disa prej VIP-ave shqiptarë. Ku i dihet, mbase pasi ti lexoni do të frymëzoheni.

Ilir Shaqiri

Ai është një prej balerinëve më të njohur shqiptarë, i cili ka korrur sukses mjaft të madh në Itali.

I futar në ‘Lart e poshtë’, Ilir Shaqiri rrëfeu për jetën dhe sakrificat e tij në peridhën që u zhvendos në Itali.

“Ishte periudhë tranzicioni koha kur unë u largova. Kush ka qenë emigrant e di sa e vështirë është 2-3 vitet para. Je thjesht një mizë në një botë të madhe dhe askush nuk do t’ia dijë kush je apo çfarë bën. Për më tepër që fama e një shqiptari në vitet ’90 ishte dramatike”.

Kam fjetur për gati 1 vit e gjysmë në një fabrikë që bënte çimento, në një dhomë aty, në një krevat përtokë. Kanë qenë vitet e para kur shkova në Siçili dhe punoja në shumë shkolla Siçiliane. Por pagesa ishte jashtëzakonisht shumë e vogël dhe mezi arrija të blija dy kokrra vezë në fund të muajit.

Thosha po unë kam studiuar, kam punuar, kam krijuar, kam sakrifikuar gjithë këtë kohë, për çfarë? Kjo ishte pyetja që i bëja vetes para se të flija çdo natë. Ka pasur momente të rënda psikologjike.”- ka rrëfyer balerini.

Ermal Meta

Ermal Meta është ndër këngëtarët i cili ka treguar përmes këngës vuajtjet e tij dhe anën që askush nuk arrinte t’ia shikonte. Ndërsa sot është një nga artistët më të dashur edhe në Itali, dikur jeta e tij nuk ka qenë kaq e lehtë.

“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte”, tregoi Meta.

Më tej ai kujtoi se pavarësisht të gjitha vështirësive nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra e tij për muzikën dh për të kënduar.

“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, u shpreh Ermal Meta.

Kledi Kadiu

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu nw një rrëfim të gjatë për BBC-në, ka treguar detaje për jetën e tij në Shqipëri dhe Itali.
Kadiu ka treguar vështirësitë e tij për të shkuar në shtetin fqinj për një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrat e tij.

“Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babanë nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallëzimi dhe teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndriçuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garantuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.

Sinan Hoxha

Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar. Sot dallohet për jetën e tij luksoze, por jo gjithmonë jeta e tij ka qenë kaq e thejshtë. Adolëshenca dhe rinia e tij ishin të mbushura me vështirësi dhe sakrifica. I ftuar në emisionin “Boom” ai ka rrëfyer vujatjet e tij që nuk i kishim imagjinuar.

“Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet ’90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse grekut të priste. Isha shumë i vogël, nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë telef pa bukë. Një familje më pa atje dhe tha ‘krima’. Krima do të thotë i vogël. Më mori në shtëpinë e vet dhe më futi Brenda. Ne ishim mësuar të laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën thanë që ky do hajë me ne. Unë kisha mësuar disa fjalë greqisht. Më thanë para se të hamë bukë futu bëj një dush se je bërë pis. Futem unë tek dushi, nuk e dija çfarë ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë, akull uji…prit se po ngrohet s’ka, prit se po ngrohet tamam…po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë.
Kur dola po dridhesha dhe zonja mendoi se mos isha i sëmurë. Ishte uji i ftohtë, i thashë. Pse i ftohtë më tha, ka ujë të nxehtë! Jo i thashë ka dy alternative, ose akull fare ose me u përvuluar, sa të përvëlohesha më mirë me mirë u lava me ujë të ftohtë”, tha Sinani gjatë intervistës.

Eleni Foureira

Eleni Foureira ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në Eurovision, por edhe për origjinën e saj shqiptare, për të cilën shpesh e kanë paragjykuar.
Në një intervistë 31-vjeçarja ka treguar vështirësitë që ka kaluar kur bashkë me familjen emigruan në Greqi ku ndër të tjera është detyruar të mbledhë edhe tek koshat e plehrave.

“Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi.  Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.
Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit.

Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere.
Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj”, ka rrëfyer Eleni.

Albërie Hadergjonaj

Albërie Hadërgjonaj është një këngëtare e suksesshme, e cila duket se i ka të gjitha. Por jeta nuk paska qenë gjithnjë kaq e thjeshtë për të. E ftuar në “Top Show”, ajo ka rrëfyer episodin e trishtë të jetës së saj, kur ndodhej në Amerikë.
Këngëtarja tregon se ka bërë gjithçka që të mbijetojë në vendin e huaj. Albëria rrëfen se ka qenë periudha e para-luftës dhe pas 81-shit në Kosovë ishte periudhë e jashtëzakonshme, pasi nuk shkolloheshin dot.

“Në fillimet e mia kur kam shkuar në Amerikë kam qenë babysitter, kam pasur fëmijë të vegjël, kam pastru shtëpia. Kam bërë gjithçka që një njeri të mbijetojë në një vend tjetër.”- tregon këngëtarja.

Përgatiti AlpeNews.al

Gazetare Kejsi Lama