Krevat në mes të skenës! Këngëtarja shqiptare ngatërron dasmën me synetinë – AlpeGossip
Krevat në mes të skenës! Këngëtarja shqiptare ngatërron dasmën me synetinë

Krevat në mes të skenës! Këngëtarja shqiptare ngatërron dasmën me synetinë

Rovena Stefa është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare që sjell vazhdimisht hite muzikore. E ftuar në ‘BOOM’, ajo ka treguar një prej momenteve më të sikletshme në jetë kur ngatërroi martesën me synetinë.

Gjithashtu, Rovena zbuloi se këtë sezon veror do të jetë pjesë e 44 dasmave.

Rovena Stefa: Kur fillova dasmat dhe koncertet e mia të para në zonat jashtë Shqipërisë. Kur bëra albumin e parë “Bie dëborë”, më bëri të njohur gjithandej dhe më ftuan në një dasmë në Maqedoni, Gostivar. Shkova me Ilir Shaqirin, këngëtar. Po vinin njerëzit dhe unë po prisja, nusja, dhëndri, s’ka. Kur shikoj me vëmendje, në qendër të sallës ishte një krevat. Thashë ëa cfarë dasme qenka kjo, kanë sjellë simbolin e martesës, krevatin në mes. Kur shikoj një fëmijë të veshur në mënyrë teatrale, si princ me pare me gjëra. Thashë cfarë po ndodh këtu dhe i them- O Ilir, po nusja, dhëndri ku janë? Dhe ky më thotë mua, ‘Po është syneti moj Rovenë.’