PËRBALLAJA E SIKLETSHME NDODHI/ Khloe Kardashian ftoi ish-in në ditëlindjen e vajzës – AlpeGossip
PËRBALLAJA E SIKLETSHME  NDODHI/ Khloe Kardashian ftoi ish-in në ditëlindjen e vajzës

PËRBALLAJA E SIKLETSHME NDODHI/ Khloe Kardashian ftoi ish-in në ditëlindjen e vajzës

Pas skandalit të madh të tradhtisë, Khloe Kardashian i është dashur të takojë ish-in e saj Tristan Thompson në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre True, të dielën.

Khloe dhe Tristan qëndruan rreth 2 metër larg njëri-tjetrit ndërsa këndonin këngën e ditëlindjes pranë tortës. Megjithatë pati edhe momente kur ata ishin shumë pranë njëri-tjetrit për hir të vogëlushes së tyre.

Në dukje gjërat ishin tepër miqësore, por me siguri që Khloe nuk mund ta harrojë tradhtinë e Tristan-it, i cili u kap mat duke puthur miken e familjes Jordyn Woods, në një festë më 19 shkurt në shtëpinë e tij.

Ky ishte skandali i tretë i tradhtisë, pasi një vit më parë Tristan u fotografua në momente intime me një punonjëse në një club striptizmi dhe me tri femra të tjera në tetor 2017.

Megjithatë ditëlindja shkoi mirë dhe Khloe arriti ta përballojë me sukses. Ajo kishte veshur një fustan saten në ngjyrë bojëqielli të ngjashëm me atë të vogëlushes së saj, duke u bërë matchy-matchy me True-n.

“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True”, shkruante Khloe në Instagram në një urim të veçantë.

“Ti je dashuria ime e vetme! Ndihem e nderuar dhe shumë mirënjohëse që jam nëna jote! Sot dhe deri në fund të jetës, unë do të të dua! Ne kemi përjetësinë”.