“Jashtështetasit” e famshëm shqiptar që iu rikthyen ekranit. Televizionet shqiptare në garë për “dallëndyshet” për shikueshmëri – AlpeGossip
“Jashtështetasit” e famshëm shqiptar që iu rikthyen ekranit. Televizionet shqiptare në garë për “dallëndyshet” për shikueshmëri

“Jashtështetasit” e famshëm shqiptar që iu rikthyen ekranit. Televizionet shqiptare në garë për “dallëndyshet” për shikueshmëri

Aktualisht në televizionet shqiptare ka shumë programe që po i paraqiten publikut, apo projekte që po përgatiten për sezonin në vijim. Në morinë e emisioneve të ndryshme, spektakleve, talent show, gjithsecili prej producentëve, ideatorëve e regjisorëve, përpiqet që t’i sjellë publikut shqiptar elementë e personazhe që do ta bëjnë programin e tij më të ndjekurin dhe të preferuarin.

Një element i cili është pikasur si strategji nga shumica tashmë është përfshirja në një projekt të madh televiziv e personazheve që kanë kohë të gjatë që jetojnë jashtë. Televizionet zgjedhin që ti rikthejnë në Shqipëri këta personazhe që publikut sigurisht i mungojnë shumë por që do jenë një “dorë e mirë”, kur vjen puna edhe tek shikueshmëria e një emisioni. Padiskutim që publiku nostalgjik do të ketë kuriozitet dhe dëshirë për të parë këtë “jashtështetasin” e famshëm shqiptar që po kthehet pas shumë vitesh për të drejtuar apo për t’u bërë pjesë e një produksioni shqiptar.

Kjo strategji ka kohë që ndiqet nga televizionet shqiptare por së fundmi është evidentuar akoma edhe më shumë. Po ju tregojmë disa raste kur rikthimi i artistëve në vendin e tyre për një projekt ka rezultuar në sukses jo vetëm për ata por më shumë për televizionin.

Almeda Abazi moderatore e “Dancing with the Stars”

Të premten e ardhshme pritet që në ekranin e televizionit Vizion Plus të nisë pas një mungese të gjatë spektakli i vallëzimit “Dancing With the Stars”. Një nga surprizat e mëdha të këtij edicioni do të jetë prezenca e ish-miss Shqipërisë, modeles dhe aktores shumë të famshme tashmë në Turqi, Almeda Abazi, në rolin e moderatores së “Dancing with the Stars”. Almeda ka një karrierë të suksesshme në shtetin turk por këtë herë i rikthehet vendit të saj si moderatore në një spektakël i cili me siguri do të ketë ndjekës shumë fansa të Almedës.

Ilir Avdyli dhe Robert Aliaj në “Dance With Me”

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka në fillimet e “Dance With Me” përfshin në kastin e jurisë së këtij spektakli një nga balerinët më të njohur shqiptar Ilir Avdylin. Ishte pikërisht ky spektakël që e riktheu Ilirin pas shumë kohësh në ekranin shqiptar. Jo vetëm Iliri por edhe Robert ALiaj ka qenë një strategji e mirë e dy bashkëpunëtoreve Grabocka-Vejsiu për t’i risjellë ekranit shqiptar një personazh të vetëm në llojin e tij si Robert Aliaj. Përfshirja e tij në jurinë e “Dance With Me” i dha tepër shikueshmëri këtij emisioni duke qenë se karakteri dhe batutat ngacmuese të Robertit e shtynin shpesh publikun që ta ndiqtekëtë program pikërisht për këtë arsye.

Inva Mula drejtuese e “Virtuozët”

Inva Mula është një nga artistet shqiptare emri i të cilës lartësohet kudo në skenat botërore që ajo performon. Sado që Inva na bën krenarë ne sa herë që këndon jashtë, rrallëherë është krijuar mundësia që ajo të jetë aktive për një kohë të gjatë në mediat shqiptare. Kjo gjë u realizuar këtë sezon ku ajo është duke drejtuar një talent show në ekranin e Tv Klan, “Virtuozët”.

Ilir Shaqiri në jurinë e “Dancing with the Stars”

Ilir Shaqiri ka qenë që në fillimet e “Dancing With The Stars” pjesë e këtij produksioni dhe ndër personazhet që jeton në Itali prej vitesh. Ai ka gjithnjë kohë për t’u rikthyer dhe për t’u bërë pjesë e këtij produksioni shqiptar. Pjesëmarrja e tij padiskutim është një vlerë plus për këtë format.

Elsa Lila në “The Voice”

Elsa Lila është një nga vokalet më të veçantë që ka Shqipëria. Ajo i kishte munguar publikut shqiptar për një kohë të gjatë por vite më parë atë e riktheu në Shqipëri, “The Voice of Albania”. Për një edicion, Elsa u ul në karrigen e trajnerëve të këtij talent show dhe ishte një nga personazhet më simpatikë që ka patur ndonjëherë “The Voice”.

Adelina Ismaili në “O sa mirë”

 

Adelina Ismaili prej vitesh jeton në Zvicër bashkë me të shoqin dhe djalin e saj. Ama kohët e fundit ajo ka qenë pjesë e një seriali komik shqiptar, “O sa mirë”. Edhe pse rikthimet e saj në Kosovë e Shqipëri nuk janë aq të shpeshta, këngëtarja e njohur ka qenë pjesë e televizionit me këtë projekt që ka patur impakt shumë të mirë tek publiku.

Elvis Pupa moderator i “M’fal për shprehjen”

Elvis Pupa jetonte prej vitesh në Amerikë kur vendosi të rikthehej në SHqipëri për të realizuar një projekt që i rezultoi i suksesshëm, “M’fal për shprehjen”. Pupa që prej largimit nga “Portokalli” kishte emigruar jashtë dhe rikthimi i tij ishte diçka e papritur por e këndshme për fansat e tij./Blitz.al/