Këtë vit, producenti Flori Mumajesi është rikthyer në “Kënga Magjike”. Madje kënga e tij “Plas” është një ndër më të përfolurat, si pretendente për të fituar. Përsa i përket rikthimit të Florit në këtë spektakël , moderatori Ardit Gjebrea na ka rrëfyer disa detaje në një intervistë për Thumb.
“Shkoj në studion e Florit, sepse ai më tha kam vendosur të marrë pjesë tek “Kënga Magjik” por jam i pavendosur me cilën këngë të marrë pjesë.
Ato ditë ishin ditët e fundit të jetës së mamasë time dhe kur dëgjova “s’kemi me u pa më bashkë”, fillova tëqaj. Flori pasi pa reagimin tim shtangu dhe tha vërtetë ka këtë reagim? Kur i tregova atë që po përjetoja ai më tha: me këtë këngë do të marr pjesë në festival!”
Të njëjtën ndjesi që kënga e Florit na ka bërë të përjetojmë të gjithëve, duket se Arditi ka qenë i pari që e ka përjetuar.