Gara në “The Voice” po bëhet më e fortë/ Plotësohen 12 gjysmëfinalistët, Stina dhe Danjela shpëtohen nga publiku – AlpeGossip
Gara në “The Voice” po bëhet më e fortë/ Plotësohen 12 gjysmëfinalistët, Stina dhe Danjela shpëtohen nga publiku

Gara në “The Voice” po bëhet më e fortë/ Plotësohen 12 gjysmëfinalistët, Stina dhe Danjela shpëtohen nga publiku

Janë përmbyllur tre Netët e para Live, ku 3 skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre dhe nga 18 konkurrentë janë përzgjedhur 12 gjysmëfinalistët, nga 4 për çdo skuadër.

 

Stina dhe Danjela janë emrat që kanë siguruar 2 biletat e fundit për në gjysmëfinale falë votave të publikut, duke iu bashkuar Anës dhe Denisit, të cilët u shpëtuan nga trajnerja e tyre, Miriam Cani.

Skuadrat gjysmëfinaliste:
Skuadra Miriam Cani: Ana, Denisi, Stina dhe Danjela
Skuadra Eneda Tarifa: Rita, Denisi, Klea dhe Mejba
Skuadra Aleksandër dhe Renis Gjokaj: Sindi, Patris, Sara dhe Frensi