“JE SHUMË E PËRDORUR”/ Rudina Dembacaj i kthen ndjekësit përgjigjen epike (FOTO) – AlpeGossip
“JE SHUMË E PËRDORUR”/ Rudina Dembacaj i kthen ndjekësit përgjigjen epike (FOTO)

“JE SHUMË E PËRDORUR”/ Rudina Dembacaj i kthen ndjekësit përgjigjen epike (FOTO)

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara nga mediat dhe publiku. Ajo poston vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria në rrjete sociale, të cilat marrin sa komplimente aq edhe komente negative.

Mirëpo kjo duket se nuk e bezdis aktoren, e cila në shumicën e rasteve iu kthen një përgjigje ndjekësve të saj, siç ka bërë dhe së fundmi. Rudina ka publikuar një foto në makinë, krahas së cilës shkruan me humor: “Jam full option me sinjale në pasqyrë!”

Një ndër ndjekësit i ka lënë një koment të tillë “Po ç’full option aman, ti je stock dhe shumë e përdorur, nuk ia vlen fare.” Aktorja nuk ka hezituar t’i kthejë një përgjigje, madje i ka kthyer një përgjigje epike. “Ngaqe nuk ke pasur shans të më afrohesh”, ka replikuar ajo me të qeshura.