“MË MUNGON ËNGJËLL”/ Beatrix Ramosaj emocionon me dedikimin për të atin e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“MË MUNGON ËNGJËLL”/ Beatrix Ramosaj emocionon me dedikimin për të atin e ndjerë (FOTO)

“MË MUNGON ËNGJËLL”/ Beatrix Ramosaj emocionon me dedikimin për të atin e ndjerë (FOTO)

Beatrix Ramosaj e ndjen shumë mungesën e të atit, i cili është ndarë nga jeta vite më parë dhe shpeshherë përmes postimeve në rrjete sociale, këngëtarja e shpreh këtë. Sot babai i Beatrixës do të festonte ditëlindjen dhe këngëtarja e ndjen më shumë se kurrë dhimbjen në këtë ditë të veçantë.

Ajo ka publikuar në Instagram disa video të vjetra të të atit dhe ka emocionuar të gjithë me dedikimin.

“Disa ditë janë më të vështira se të tjerat… Më mungon babai im në qiell sot! Gëzuar ditëlindjen në parajsë babai im i shtrenjtë!

“Dashuria jote do të jetojë në zemrat tona përgjithmonë! Të dua dhe më mungon ëngjëll!”, shkruan Beatrix.