NDODH PËR HERË TË PARË/ Ja kush janë 4 ish-banorët e këtij edicioni që u rifutën sërish në “BIG BROTHER” – AlpeGossip
NDODH PËR HERË TË PARË/ Ja kush janë 4 ish-banorët e këtij edicioni që u rifutën sërish në “BIG BROTHER”

NDODH PËR HERË TË PARË/ Ja kush janë 4 ish-banorët e këtij edicioni që u rifutën sërish në “BIG BROTHER”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Spektakli i sotëm ka nisur me shumë surpriza dhe lajme të papritura për të gjithë. Vetëm pak më parë Arbana dha njoftimin që i ka habitur të gjithë. Vëllai i Madh ka marrë vendimin që sonte do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBV2” 4 nga ish-banorët e këtij edicioni të dytë dhe vetëm pak më parë është hapur televotimi ku publiku mund të votojë 4 të preferuarit e tyre.

Publiku ka vendosur që 4 ish-banorët që duhet të rikthehen në shtëpi dhe të rinisin lojën e tyre sipas shumicës së votave janë Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo.

Pas ‘Prime’-t të së martës, televotimi u shty dhe sonte njëri nga tre banorët, Qetësor, Keisi ose Antoneta do të lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre publiku ka vendosur që banori që duhet ta lërë menjëherë shtëpinë është Antoneta Koci.