NUK FLET ME MOTRËN? Olta takohet me Gertën: Ma hiqni nga Big-u televizorin aman – AlpeGossip
NUK FLET ME MOTRËN? Olta takohet me Gertën: Ma hiqni nga Big-u televizorin aman

NUK FLET ME MOTRËN? Olta takohet me Gertën: Ma hiqni nga Big-u televizorin aman

Mbrëmjen e djeshme, Olta Gixhari ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherit të saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri Amari.

Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi për të lënë këtë eksperiencë.

Aktorja e njohur është kthyer në shtëpinë e saj, ku e kanë pritur me shumë dashuri familjarët e saj. Madje në rrjet po qarkullon një video ku Olta shfaqet duke u përqafuar me motrën e saj, Gerta, me të cilën thuhej se nuk flisnin bashkë.

Por kujtojmë se Gerta Gixhari që nga fillimi i “Big Brother VIP” ka mbrojtur dhe mbështetur lojën e motrës së saj.

Pasi përqafoi Gertën, Olta shikon se familja e saj po ndiqte sërish “Big Brother VIP” dhe u thotë që ta heqin televizionin nga aty.

Pjesë nga biseda:

Mami i Oltës: Erdhën zemrat e mia u takuan tani në mes të natës, dy yjet e mamit

Olta: Akoma nuk e kam marrë telefonin në dorë. Të mori malli për mua?

Gerta: Jo

Olta: Big-un shihni akoma, pa hiqni pak Big-un