U bënë shokë papritur, sot Noizy dhe reperi flasin hapur muhabete ”GJIZE” në Instagram: Po 100 kilet e mija… (FOTO) – AlpeGossip
U bënë shokë papritur, sot Noizy dhe reperi flasin hapur muhabete ”GJIZE” në Instagram: Po 100 kilet e mija… (FOTO)

U bënë shokë papritur, sot Noizy dhe reperi flasin hapur muhabete ”GJIZE” në Instagram: Po 100 kilet e mija… (FOTO)

”S4MM”, aktualisht është një ndër reperët më të komentuar në vendin tonë. Reperi i hitit ”Medelina”, brenda një kohe shumë të shkurtër, arriti të deportojë në tregun muzikorë shqiptar duke sjellë disa këngë shumë interesante si “SELFMADE”, “MAD TING” dhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme si “KOMEDI” dhe “Cash In/Out”.

Mesa duket reperi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, së shpejti pritet edhe bashkëpunimi i tij me reperin më të njohur shqiptar Noizyn, i cili është edhe një ndër mbështetësit e tij më të zjarrtë.

Për herë të parë S4MM dhe Noizyn, i pamë të shoqëroheshin bashkë, pikërisht në periudhën kur Noizy dhe Ledri Vula, ishin në hapat e tyre të parë për të sjellë bashkëpunim e shumë dëshiruar “Dje & Sot”. Më poshtë mund të shikoni edhe foton për rikujtesë.

Siç thashë edhe më sipër këngëtari i hitit “100 kile”, e ka mbështetur vazhdimisht “S4MM” duke i postuar edhe videot e këngëve që përmenda në fillim të tekstit, në rrjetet e tij sociale.

Gjithsesi ajo që na ka bërë përshtypje të gjithëve, është pikërisht shoqëria e tyre e papritur, reperët duket se janë bërë shokë për kokë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas thashethemeve “S4MM” është person i afërt me Blerim Destanin, gjë që i shpjegon të gjitha. Gjithsesi këto mbeten thjeshtë thashetheme, ndoshta reperi i hitit “Bora” mund ta ketë vlerësuar “S4MM” për talentin e tij në të repuar.

Madje reperët, shkëmbejnë edhe komente shumë miqësore në rrjetet sociale. Para disa ditësh Samiri, postoi një foto në rrjetin sociale Instagram ku si dixhiturë të fotos shkruante “Na vin 10 kile t’Shqipnis, krejt qyteti han xhiz”, në pamje të parë duket një përshkrim shumë i çuditshëm, 10 kilet e Shqipërisë… krejt qyteti han gjizë, duket sikur me fjalën gjizë ka dashur të nënkuptojë një tjetër produkt me ngjyrë të bardhë…kokainën ndoshta?

“Çfarë ndodh me 100 kg e mija”, ka komentuar reperi i hitit “100 kile” duke na e përforcuar më shumë mendimin se fjala “Xhiz”, ishte nënkuptimi i fjalës kokainë. Noizy dhe S4MM duke bërë muhabete droge në Instagram? Mos ndoshta është kjo arsyeja e shoqërisë së tyre? Këtë gjë nuk mund ta themi me siguri.

Gjithsesi këto muhabete duket se janë shkëmbyer në formën e shakasë, pasi janë shoqëruar edhe me emoji “funny”.