E PABESUESHME/ Aktori i njohur akuzohet për përdhunim nga aktorja 22-vjeçare (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Aktori i njohur akuzohet për përdhunim nga aktorja 22-vjeçare (FOTO)

E PABESUESHME/ Aktori i njohur akuzohet për përdhunim nga aktorja 22-vjeçare (FOTO)

Aktori francez Gerard Depardieu, i cili ka marrë pjesë në më shumë se 180 filma, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual. Akuzat janë ngritur nga një aktore 22-vjeçare nga Parisi, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Sipas dëshmisë së aktores, ngjarja ka ndodhur më herët gjatë këtij muaji në shtëpine e Depardieu’s në Paris. Mirëpo aktori 69-vjeçar ka mohuar në mënyrë absolute këto akuza.

“Në mënyrë absolute nuk është e vërtetë. Ai është i pafajshëm dhe këtë do ta provoj përpara të gjithëve.” – u shpreh avokati i tij për “AFP”.

Aktori është ndër figurat më të njohura në fushën e kinematografisë, i cili ka fituar çmimin si aktori më i mirë në Cannes Festival, si dhe është nominuar për çmimin Oscar.