SI DY PIKA UJI/ Ja me kë ngjan vogëlushi i Adelina Tahirit (FOTO) – AlpeGossip
SI DY PIKA UJI/ Ja me kë ngjan vogëlushi i Adelina Tahirit (FOTO)

SI DY PIKA UJI/ Ja me kë ngjan vogëlushi i Adelina Tahirit (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, një vit më parë u martua me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov, dhe disa muaj më parë u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Jon.

Adelina ka qenë shumë e komentuar në media për jetën private, por edhe për jetën luksoze dhe udhëtimet e shumta që bënë. Së fundmi, ajo ka nisur udhëtimet në Mykonos të Greqisë së bashku me partnerin, djalin dhe prindërit e saj.

Babai i këngëtare feston sot ditëlindjen dhe si rrallëherë Adelina ka publikuar një foto të tijën ku shihet në plazh duke u argëtuar me nipin e tij.

“Urime ditëlindjen babi më i mirë në botë! Ti më mësove të jem e fortë, ti më mësove të l.u.f.t.oj, ti më mësove të dua! Mos harro për mua dashuria e parë ishe ti! Të do Adelina jote e vogël.”, ka shkruar Adelina pranë fotos ku vihet re ngjashmëria  mes djalit Joni dhe babait të këngëtares.