Elvana Gjata ka dhënë sot intervistën e parë pas kaq kohësh e ftuar në “Soiree”. Emisionit iu bashkua dhe Pirro Çako, i cili ndër të tjera ka treguar edhe një detaj tjetër interesant.
Pirro zbuloi se në fakt donte që këngën “Mos u ngut”, e cila ka rezultuar edhe kënga më e dëgjuar, ta hiqte nga “Çelu”.
“Po të marrim këngën “Mos u ngut”, ku mesa kam parë është pritur shumë mirë dhe kryeson tek albumi, është një nga këngët që unë doja t’a hiqja me thënë të drejtën. Nxorra një konkluzion që duhet t’i bëjë këngët më pak të bukura melodikisht që të ecin më mirë. Melodikisht flas. Kjo është një këngë e thjeshtë, që është shkruar shumë shpejt. Ia tregova një moment Elvanës, në ikje e sipër madje”, është shprehur Pirro Çako.
I pyetur nga Jonida Shehu nëse Elvana Gjata është muza e Pirro Çakos, ai u përgjigj: “Kam punuar me shumë artistë, po sa më i sofitiskuar dhe sa më i arrirë të jetë artisti aq më shumë del nga muza jote. Patjetër që Elvana bën pjesë tek ata artistë. Elvana nuk është thjeshtë muzë, por e ka shtyrë këtë muzën time që të dali jashtë, sepse unë vitet e fundit, pothuajse e kisha lënë fare krijimtarinë. Më ka bërë që të nxjerr gjëra të tjera dhe të kap trofe të tjera në krijimtarinë time”.