A DO ZGJASË LIDHJA KIARA-LUIZ NË BB VIP? Ermiona habit me përgjigjen, ka diçka për të thënë edhe për… – AlpeGossip
A DO ZGJASË LIDHJA KIARA-LUIZ NË BB VIP? Ermiona habit me përgjigjen, ka diçka për të thënë edhe për…

A DO ZGJASË LIDHJA KIARA-LUIZ NË BB VIP? Ermiona habit me përgjigjen, ka diçka për të thënë edhe për…

Ermiona Lekbello ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Ajo është shprehur se e do shumë Kiarën, por mendon se e ka ekzagjeruar paksa me situatën e krijuar së fundmi me Luizin dhe se nuk ishte dakord.

E pyetur nëse do jenë bashkë Luizi dhe Kiara pasi të përfundojë eksperienca e tyre në BB VIP, Ermiona u shpreh se “nuk e di, nuk jam Zoti”.

Këngëtarja ka gjithashtu diçka për të thënë edhe për Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjerin, të cilët i konsideroi si banorë fals.

“Njerëz që të qeshin në fytyrë dhe nga pas të shajnë. Të tjerët vijnë me radhë. Kur të dalin banorët jashtë mund të kem komunikim me Luizin, Kristin dhe Keisin e vogël.

Nuk besoj se do flas më me njerëzit hipokrit, false dhe që më shkaktuan atë neveri të shëmtuar, sidomos kur panë gjendjen time që kisha arritur në një nivel që doja qetësi. Gënjejnë akoma aty, se Jona nuk është aty për tu mbrojtur, më bënë me më neveri”, tha Ermiona.

Kjo e fundit falënderoi të gjithë fansat e saj për dashurinë, gëzimin dhe emocionet e bukura që i kanë dhuruar.