Votimi për anëtarësimin e Kosovës në Eurovision në Asamblenë e Përgjithshme të EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), i mbajtur në Oslo, ka përfunduar.
Ndryshimet e statusit të EBU-së që do ta ndihmonin Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), të bëhet anëtar në këtë organizatë kanë dështuar.
Para fillimit të votimit, 17 vende, duke përfshirë Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë bënë thirrje për një votim të fshehtë dhe kjo kërkesë është pranuar. Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.
Rezultati tregon qartë se duhet të presim akoma për të parë edhe përfaqësuesit e Kososvës në skenën e madhe të festivalit europian të këngës.